Vetëvendosje i përgjigjet Lumir Abdixhikut për takimin që e kërkoi të premten

16 mars 2021 | 10:18

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk është takuar dje në Kuvend me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d  e presidentit, Vjosa Osmanin.

Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së ai i ka dërguar nga një letër Kurtit e Osmanit duke kërkuar që takimi të mbahet të premten.

Megjithatë, këtë letër nuk ia kanë kthyer ende Kurti e Osmani.

Arbërie Nagavci nga LVV-ja është pyetur për këtë takim pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se Kurti e Osmani do të shqyrtojnë fillimisht agjendat që të vendosin a mund ta takojnë Abdixhikun të premten.

“Do të shqyrtojnë agjendat e tyre, e di që ju ka nevojitur kohë që të diskutojë dhe ti diskutojnë çështjet e brendshme, a do të jetë e premtja varet nga z.Kurti dhe zonja Osmani. Nuk ka asnjë arsye për vonesa, seanca do të mbahet edhe votimi i Qeverisë bëhet shumë shpejtë sepse VV i ka votat. Është me rëndësi që institucionet të konsitutohen sa më parë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së…