Vetëvendosje kërkon nga Telekomi anulimin e kontratës me ‘Z-Mobile’

13 nëntor 2018 | 16:31

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur të martën një konferencë për medie në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare në Vetëvendosje, Fatban Bunjaku, ka folur për vendosjen e njerëzve politik dhe krejtësisht të papërgatitur në krye të Telekomit të Kosovës siç ishte rasti me kryeshefin ekzekutiv të Telekomit, Gent Begollin dhe tash ushtruesin e detyrës, Trim Musliu.

“Këtë vit Qeveria Haradinaj emëroi një bord drejtues jokompetent dhe të lidhur në masë të madhe me pushtetin direkt. Më pas emëruan një kryeshef ekzekutiv si Gent Begolli që nuk e njeh as abc-në e qeverisjes së telekomunikacionit. Edhe pse morën kritika e kërkesa nga Kuvendi i Kosovës për ta ndërruar këtë qasje të drejtimit të Telekomit, Qeveria Haradinaj vijoi më tej duke na lavdëruar e mburrur këtë menaxhment”, ka thënë Bunjaku.

Më tutje, ai ka theksuar se qëllimi i kësaj amullie të krijuar tash e sa vite në Telekom është pikërisht për zhvatjen e 30 milionë eurove përmes përmbarimit për t’i transferuar ato në “Z-Mobile”.

“Po të ishte ndryshe, sot do të kishim në Telekom menaxhmentin e krizës siç e kërkon rezoluta e Kuvendit e miratuar më 12 korrik 2018. Po ashtu edhe kontrata me ‘Z-mobile’ duhet të ishte e anuluar”, ka thënë Bunjaku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë…