Vetëvendosje shpall zgjedhjet për kryetar të partisë

17 dhjetor 2017 | 14:39

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të kësaj lëvizje.

“KTV”-ja raporton se pa asnjë votë kundër është vendosur që të shpallen zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm kanë marrë pjesë 133 delegatë të Vetëvendosjes, ndërsa ka munguar kryetari aktual, Visar Ymeri, si dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme që janë duke ndodhur aktualisht në Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina e ka përmbyllur me fitore stinorin pranveror…