Vetura e Albin Kurtit përfshihet në një aksident

20 tetor 2019 | 20:48

Pak minuta më parë, u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive për “JOQ Albania”,  bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

 

Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë,…