Vetura godet motoçikletën në Vushtrri, lëndohet një person

01 tetor 2019 | 14:18

Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast motoçiklisti pas trajtimit në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, përkatësisht afër objektit të Akademisë për siguri publike.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kosovapress”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe sipas hetimeve dyshohet se shkaktar I aksidentit të jetë pakujdesia e vozitësit të veturës.

“Motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord…