Vetura të blinduara e forca të shumta të policisë në Mitrovicë (Foto/Video)

26 mars 2018 | 12:46

Disa autoblinda të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut, në pritje të urdhrit për t’u nisur drejt veriut.

Policia më herët ka bërë me dije se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të zbatimit të vendimit të qeverisë për t’i ndaluar hyrjen në Kosovë dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq.

Gazetari i “Kallxo.com” nga Mitrovica ka raportuar më herët se edhe në afërsi të varrezave ortodokse në hyrje të rrugës që çon drejt veriut të Mitrovicës janë të vendosura disa autoblinda të Policisë.

Policia përgatit autoblindat, Lokacioni 1

Posted by Kallxo.com on Montag, 26. März 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Vladan Vukosavljeviq sot…