Veturat e Kurtit sa nuk e shkelin Ramën, një burrë e mban për krahu

27 tetor 2022 | 14:29

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar me një moment të sikletshëm të enjten paradite, kur për pak nuk i doli përpara një xhipi të eskortës së kryeministrit Albin Kurti.

Një burrë shihet duke e mbajtur për krahu Përparim Ramën përderisa ia bën me shenjë veturës që ta vazhdojë lëvizjen.Kryetari i kryeqytetit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në ceremonin e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje të re afër Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, raporton EO.

Pas përfundimit të ceremonisë, përderisa veturat e eskortës së kryeministrit Kurti po largoheshin nga vendi i ceremonisë, kryetari i Prishtinës ishte në cilësinë e këmbësorit dhe për pak nuk i doli përpara një xhipi të zi të eskortës së Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka shtuar forcat e saj në rajonin verior pranë…