VIDEO | Pak orë para fillimit të reciprocitetit në dokumente: Ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut

31 korrik 2022 | 18:25

S’kanë mbetur shumë orë kur do të hyjë në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky vendim ka bërë që të ketë deklarata nxitëse nga disa prej liderëve të Serbisë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi është legjitim dhe nuk ka arsye që të tensionohet situata.

Pak orë para fillimit të reciprocitetit në dokumente janë dëgjuar sirena të alarmit në veri të Mitrovicës.

Kjo ka zgjatur për dhjetë minuta, nga ora 17:40, por që ky alarm i njohur si ‘usbuna’, njihet si sinjalizues i serbëve për grumbullim në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindje. Edhe sot ka…