Vidhen 20 mijë euro në Pejë, arrestohen tre anëtarët e grupit të dyshuar

19 shtator 2022 | 08:57

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar tre persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët, duke vepruar si anëtarë të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Tre të dyshuarit, duke vepruar si anëtarë të grupit, kanë arritur të vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej 20 mijë eurove, ku pas koordinimit të prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00, njofton prokuroria.

“Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur paratë e vjedhura, në shumë prej njëzet mijë (20.000.00) eurosh”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Pejë do ta paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbretëresha e bukurisë, e cila ndërroi mënyrën e jetesës me…