Vieira: Xhaka meriton më shumë respekt

13 nëntor 2019 | 15:16

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, ka thënë se mesfushori Granit Xhaka meriton me shumë respekt.

Futbollistit shqiptari nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve” që nga incidenti në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe gjithashtu ka humbur shiritin e kapitenit.

“Ndihem keq sepse ishte kapiteni dhe po kalon kohë të vështirë në Arsenal. Mendoj se duhet të kujtojmë se ka arritur shumë që nga transferimi në Arsenal dhe meriton më shumë respekt. Kur je lojtar dhe nuk luan si dëshiron, nuk je i kënaqur me vetën. Ndonjëherë thua gjëra që pendohesh. Është e vështirë sepse ish-lojtarët kanë thënë fjalë të këqija për të. E di sa i mirë është dhe do ta kalojë këtë gjë sepse ka karakterin e fortë dhe njeri i mirë”, ka thënë Vieira.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit…