Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës

12 korrik 2019 | 14:15

Të premten është bërë vënia e gurthemelit të xhamisë në fshatin Shupkovc, iniciativë e ndërmarrë nga qytetarët, Bashkësia Islame dhe në mbështetje të Komunës së Mitrovicës.

Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli ishte i pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, drejtori për Urbanizëm, Besnik Beka, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, përfaqësues nga Bashkësia Islame dhe banorë të këtij fshati.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka uruar vënien e gurthemelit të xhamisë në fshatin Shupkovc, duke thënë se ndërtimi i kësaj xhamie si një shtëpie e Zotit do të sjell vetëm paqe dhe harmoni për banorët e kësaj fshati.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka theksuar se që nga fillimi e deri më sot xhamitë kanë pasur një rol qendror për pastrimin shpirtëror të shoqërive dhe bashkimin mes njerëzve, duke shtuar se xhamitë janë edhe vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame, Irfan Krasniqi, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij, duke thënë se vënia e këtij gurthemeli të kësaj xhamie do të shërbejë për një edukim të mirëfilltë fetar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e…