Viktimë e virusit korona edhe komediani Eddie

03 prill 2020 | 08:55

Komediani Eddie Large, i infektuar me virusin korona ditë më parë, ka vdekur në moshën 78 vjeçe. Ylli i filmit ishte një fytyrë e njohur e televizionit në vitet 1970 dhe ’80 si dhe ishte i famshëm për partneritetin e tij me Syd Little. Familja e tij konfirmoi lajmin me shumë trishtim në “Facebook”, duke njoftuar se ai kishte vuajtur nga zemra e se ishte infektuar me virus në spital.

Familja e komedianit tregoi se nuk kanë pasur mundësi ta vizitojnë në spital për shkak të kufizimeve të shtetit rreth koronavirusit, por asaj, miqve dhe të afërmve të tij u mungon shumë. “Neve do të na mungojë ai tmerrësisht shumë dhe jemi krenarë për gjithçka që ka arritur në karrierë me Syd. E dimë se ai ishte shumë i dashur nga miliona njerëz që e shikonin atë çdo javë” ka thënë familjari i Large.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë pacientë të tjerë, të infektuar me koronavirus, janë shëruar…