Vin Diesel jep lajmin e madh për “Fast & Furious”
12 maj 2026
| 12:53
Traileri i filmave “Fast & Furious” pritet të përfundojë së shpejti.
Vin Diesel njoftoi zgjerimin e botës së Fast & Furious ndërsa mori pjesë në Prezantimin NBCUniversal Upfront të hënën në mëngjes (11 maj) në New York City, transmeton Indeksonline.
Vini u ngjit në skenë për të lajmëruar se nuk janë një, jo dy, jo tre, por katër shfaqje televizive të ndryshme në botën e F&F-së në proces.

“Peacock po lançon katër seriale në universin e Fast and the Furious ”, tha Vin në këtë event, me Deadline që sqaroi se vetëm një nga serialet është përgatitur në Peacock, ndërsa pjesa tjetër po zhvillohet nga Universal Television.



