Viti 2020/21 do të mbahet mend për pandeminë dhe për botimin e veprës “Eskadronët e vdekjes”

16 janar 2021 | 14:54

Botimi i romanit “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti ka zgjuar interesim të madh.

Destan Hajdini, sociologu dhe bashkautor me Avni Deharin në monografinë “Arif Seferi: në shërbim të popullit” shkruan:
Viti 2020/21 do të mbahet mend për pandeminë dhe për botimin e veprës “Eskadronët e vdekjes”

Vitet 2020/21 do të mbahet mend në mos për asgjë tjetër, për dy ngjarje diametralisht të kundërta; në njërën anë pandemia ndërsa në anën tjetër botimi i veprës së Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”. Ky libër mbanë edhe nëntitullin Kronikë e një kasaphane.
Eskadronët e vdekjes me 508 faqe paraqet veprën më të realizuar, jo për shkak të temës, por mbi të gjitha për shkak të mënyrës së trajtimit të saj. Në këtë vepër autori na e paraqet në mënyrë kronologjike realitetin objektiv që karakterizohej me luftën shfarosëse kundër popullit tonë.
E veçanta e saj qëndron që përmes gojës së një gazetari serb Mifi L ti prezantoj gjithë ato veprime gjenocidare ndaj një pjese të popullit tonë në mbarim të shekullit xx. Kjo vë në spikamë zërin e ndërgjegjes së disa gazetarëve e intelektualëve serb si Natasha Kandiqi, Mirosllav Filipoviqi, Sonja Biserko, Sllavko Quruvija e ndonjë tjetër që nuk e përtypnin dezinformimin e mashtrimin e Vuçiçit. Kështu që autori përmes kësaj vepre arrin ta zhveshë deri në palcë shpirtin nihilist dhe gjenocidal të pushtetit dhe okupatorit serb dhe në mënyrë të argumentuar të denoncoj krimet makabre të regjimit të Millosheviqit ndaj popullit tonë liridashës, duke përcjellë mesazh të fuqishëm për domosdoshmërinë e gjykimit dhe dënimit të këtyre krimeve kundër njerëzimit, në mënyrë që të mos përsëriten në asnjë vend dhe ndaj askujt.
Kjo vepër paraqet mundësi për rifreskimin e memories për tmerrin e përjetuar, ndërsa gjenerata e re e pasluftës të njihet me veprimet e pushtuesit serb për realizimin e objektivit të shndërrimit të Kosovës në vend pa shqiptarë. Secila familje në tërë hapësirën shqiptar duhet ta posedojë këtë vepër si dëshmi rrëqethëse e një tmerrin nëpër të cilin kaloi një pjesë e popullit tonë jo më shumë se dy dekada më parë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS Academy ka nisur ligjëratat me gjeneratën e tetë me…