Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator

15 gusht 2023 | 11:49

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

Ndërsa për tekstet shkollore, Nagavci, ka thënë se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave me tekste shkollore, teksa shtoi se tekstet duhet të jenë cilësore.

Në konferencën e thirrur për medie, Nagavci ka thënë se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për ndërtimin e disa çerdheve.

“Ndërtimi i çerdheve ka qenë një nga premtimet tona, në kuadër të kësaj ne kemi nënshkruar javën e kaluar edhe kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë Kosovë, presim që gjatë javës së ardhshme të fillojë ndërtimi i saj, dhe jemi në proces edhe për ndërtimin e çerdheve në Batllavë dhe Shtime”, ka thënë ministrja Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…