Vitia dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë për sistemin shëndetësor

08 shtator 2023 | 09:40

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me gjendjen e sistemit shëndetësor publik në vendin tonë.

Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin për angazhimin institucional për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për shfrytëzimin racional të kapaciteteve spitalore me qëllim të përmbushjes së nevojave për qytetarët.

“Në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor jemi duke vënë në binarët e duhur aspektin legjislativ i cili është bazë për një shëndetësi moderne për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, paralelisht jemi duke investuar në infrastrukturë si dhe duke bërë harmonizimin dhe strukturimin e kapaciteteve ekzistuese”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurimeve shëndetësore, ndërsa ministri Vitia tha se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e kësaj objektive dhe se ka ndërmarrë veprime konkrete.

Në funksion të këtij qëllimi, ai e njoftoi ambasadorin turk për fazën finale të studimit të fizibilitetit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) i cili do të mundësojë orientimin strategjik dhe do të jetë përcaktues për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë, Tunç Angili e falënderoi ministrin Vitia për takimin dhe ripërsëriti gatishmërinë e shtetit turk që me përvojën e tyre të kontribuojnë për realizimin e reformave në shëndetësi të cilat janë në interes të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka…