Vjen reagimi i Hotit pas vendimit të PZAP-së

26 janar 2021 | 15:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Hoti ka thënë se para ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësojë, si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti para medieve.

Lajmi i Fundit: PZAP-i vendos në favor të KQZ-së, Kurtit i mohohet të garojë për deputet

 

12 kandidatë të Nismës mbesin jashtë listës për deputetë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur…