Vjen reagimi i parë i presidentit Thaçi pas aktakuzës nga Specialja

25 qershor 2020 | 11:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me aktakuzën e dorëzuar nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai sot ka bërë një veprim, duke ndryshuar fotografinë e kopertinës në llogarinë e vet në “Facebook”.

Thaçi në kopertinën e “Facebook”-ut ka vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi është njeri nga themeluesit e UÇK-së, duke ushtruar funksionin e drejtorit politik të saj.

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 25 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Pakistan kanë bërë më në fund me dije…