Osmani ndan detaje: Rreziku nuk përfundoi me Banjskën, Serbia planifikonte sulm më të madh
Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në emisionin “DPT te Fidani” se rreziku nga Serbia nuk ishte vetëm sulmi në Sulmi në Banjskë, por se kishte ekzistuar një plan shumë më i madh kundër Kosovës.
Sipas Osmanit, ai plan u parandalua në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes mesazheve politike dhe paralajmërimeve ndaj Serbisë.
“E kam thënë edhe më herët, po e përsëris, rreziku nuk ka qenë vetëm te akti i agresionit që e kanë kryer në Banjskë, rreziku ka vazhdu edhe mandaj, për shkak se Serbia e ka pas një plan shumë më të madh për sulm, shumë më të madh kundër Kosovës. Atë e kemi parandalu bashkë me ShBA-të. Ka pas ndërhyrje në dy fronte, ndërhyrja e parë ka qenë mesazhi politik që e kanë dhënë ShBA-të në raport me Serbinë, dhe çështja e dytë ka qenë ShBA-të e kanë ndalë Serbinë duke iu tregu se çka mundet me i gjetë”, tha Osmani në “DPT te Fidani”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:



