Vjosa Osmani thotë se rinia është arsyeja që e shtyri të kandidojë për kryeministre

18 shtator 2019 | 22:26

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka takuar të mërkurën të rinjtë e Prishtinës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rinia e Kosovës janë arsyeja pse i ka hyrë kësaj gare.

“Plot entuziazëm e vullnet në një takim sot me të rinjë të Prishtinës. Rinia e Kosovës janë arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare dhe rinia janë pikërisht arsyeja pse do të fitojmë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Xhelili nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se…