Vladi, Ismailit: Kur unë i këndoja UÇK-së ti argëtoheshe me muzikë serbe

28 tetor 2020 | 08:59

Kënga “Marshi i UÇK-së” ditët e fundit ka bërë që këngëtarët Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit. Ishte fillimisht këngëtarja Ismaili e cila tha se Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë, por Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares.

Në një bisedë me RTK-në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthejë atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.

“Me sa duket i ka humbur audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja. Në kohën kur është bërë ‘Marshi i UÇK-së’ unë përjetoja të tjera gjëra, kurse Adelina argëtohej serbisht”, tha Vladi.

Paralajmërimit për padi i është përgjigjur Ismaili e cila në rrjetet sociale ka shkruar se ky është vetëm fillimi i kësaj historie. Vladi tha se pas suksesit të “Marshit të UÇK-së” po punon që në vitin e ardhshëm të realizojë një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin…