Vlerësohet mbështetja e NALT-it për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

03 shkurt 2022 | 12:34

Me qëllim të koordinimit të përpjekjeve këshillimore, sot është mbajtur takimi i lidershipit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se ky takim ruan kohezionin e koordinimit të suksesshëm të aktiviteteve që mundësojnë realizimin me sukses të objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai e vlerësoi mbështetjen e NALT-it si të një rëndësie të madhe në të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, dhe për këtë ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e lartë për drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter dhe ekipin e tij.

Drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter, vlerësoi lart takimin e sotëm si një mundësi e mirë për të vlerësuar dhe diskutuar aktivitetet e realizuara deri më tani dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen.

Në vijim, gjenerali Ruter ftoi ekspertët nga Bullgaria, dr. Velizar Shalamanov dhe Irena Mladenova që të bëjnë një prezantim përmes video-linkut mbi menaxhimin e ndryshimeve organizative në administratën shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Cana ka folur për skuadrën e Lazios, në veçanti…