VMRO-DPMNE përjashton deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese

20 tetor 2018 | 10:00

VMRO-DPMNE, menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Zeqir Rançilloviq që është pjesë e koalicionit të kësaj partie, vendosi që të përjashtojë deputetët që votuan në kundërshtim me qëndrimin e partisë.

Deputetët në fjalë janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski.

“Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votohen këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj”, ka thënë Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, raporton “Alsat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkroi: Teuta Haxhimusa-Çerkini Në kohën e komunizmit një punonte në…