Vodhi 30 mijë euro, identifikohet e dyshuara dhe kthehet një pjesë e parave

23 shtator 2022 | 12:08

Më 13 shtator, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30 000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren.

Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arritur që të identifikojnë të dyshimtën dhe t’i gjejnë 14 000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht.

“Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që t’i gjejnë edhe 9 400 euro (nëntëmijë e katërqind). Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur sot paradite për…