Vodhi çokollata në market, arrestohet një i mitur në Prishtinë

17 shtator 2021 | 10:22

Një i mitur është arrestuar dje pasi ka kryer vjedhje në një market në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i mituri kishte vjedhur 15 çokollata, e ku vlera e tyre është 50 euro.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 15.09.2021-15:30. Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.  I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku së fundmi ka folur rreth…