Vodhi kuletën me 1 100 euro, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

22 shtator 2022 | 12:35

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të miturin në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte vjedhur portofolin me 1 100 euro në shtëpinë e viktimës.

Rasti ka ndodhur më 18 shtator në ora 15:00, në rrugën “Ahmet Korenica”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, është shumë aktive në rrjetet…