Vogel: Pa e çuar statutin e Asociacionit në Kushtetuese vështirë për Kosovën të anëtarësohet në KE

15 prill 2024 | 11:04

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, duke folur për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se Kosova “vështirë se mund të ec para” në anëtarësim në Këshillin e Evropës pa e miratuar dhe dërguar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Vogel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani,…