Von Carmon, presidentit: Mos luaj me Kushtetutën!

01 prill 2020 | 10:40

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka filluar konsultat me partitë politike për krijimin e një qeverie të re pa shkuar fare në zgjedhje të reja. Megjithatë, eurodeputetja gjermane, Viola von Carmon, në një reagim në profilin e vet zyrtar në “Twitter”, thotë se presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është vendim i mençur që të shkarkojë qeverinë aktuale.

Sipas saj, në këtë kohë krize me pandeminë, Kosovës i nevojitet një qeveri funksionale.

Von Carmon, ndër të tjera, i ka bërë thirrje presidentit të vendit që të “mos luajë me Kushtetutën” derisa njerëzit po vdesin si pasojë e pandemisë me COVID-in.

Gjermanja ka thënë se kjo është këshilla e saj në situatën që po kalon aktualisht Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U pëlqen shumë të rinjve, është aplikacioni i momentit, sidomos…