Von der Leyen shtyn vizitën për në Malin e Zi, shkak moti i keq

29 tetor 2022 | 18:48

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen prej 3 ditësh ndodhet në rajonin e Ballkanit ku ka zhvilluar vizita në Kosovë, Shqipëri , Bosnje Hercegovinë dhe Serbi.

Ndërkohë që vizita e saj e planifikuar për në Malin e Zi është shtyrë, për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas mediave malazeze avioni me të cilin Von Der Leyen do të udhëtonte drejt Malit të Zi nuk ka mundur të ngrihet nga aeroporeti i Beogradit për shkak të motit.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë Presidentja e KE.

“Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi ajo në Twitter.

Dje, Von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania gjerman Rheinmetall Waffe Munition ka njoftuar se forcat e…