Von der Leyn për emigrantët: Duhet të godasim trafikantët dhe të shkatërrojmë këtë model kriminal 

23 korrik 2023 | 16:37

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyn ka bërë thirrje që të merren masa për parandalimin e trafikimit të emigrantëve.

Gjithashtu, Von der Leyn ka theksuar se institucionet duhet të bashkëpunojnë për të krijuar nisma të reja ligjore për të goditur modelin e trafikimit.

“Ne duhet të godasim trafikantët dhe të shkatërrojmë këtë model të rrezikshëm të të bërit biznes. Hapja e rrugëve të reja ligjore midis kontinenteve tona mund të krijojë një alternativë reale dhe të sigurt për udhëtimet e rrezikshme detare. Ne duhet të bashkojmë forcat për të çmontuar modelin mizor dhe të paligjshëm të biznesit të kriminelëve dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gënjeshtrat që përhapin trafikantët”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lagjen “5 Maji” në Elbasan 41-vjeçari A.H., është gjetur…