Vota pro buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin

13 korrik 2020 | 12:15

Sot do të vazhdojë seanca e ndërprerë të premten për shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se vota pro këtij buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin

“Vota pro këtij buxheti nuk është pro qeverisë e as parlamentit, por votë për qytetarin. Paraprakisht mirënjohje deputetëve për mbështetje”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimaktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të…