Votohet në parim projektligji për heqjen e homologimit, PDK-ja s’merr pjesë në votim

17 qershor 2021 | 11:47

Me 70 vota për është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për automjete ku përfshihet homologimi ka ardhur për herë të dytë pas mosmbështetjes në legjislaturën e kaluar.

Ajo ka thënë se me plotësim-ndryshimin e projektligjit do të sigurohet që do të hiqet kjo padrejtësi e homologimit me mbi një dekadë.

“Do të ketë adresime tjera në shqyrtimin tjetër në mënyrë që të sigurohemi që grupet parlamentare do të shtojnë çështjet e tyre në projektligj. Projektligji është i thjeshtë, ka katër nene është miratuar unanimisht në Komision dhe i ftojmë të gjitha grupet parlamentare të votojnë sot pro tij edhe në seancë ashtu siç kanë votuar në Komision”, ka thënë ajo.

Deputetja Fitore Pacolli ka thënë se Komisioni për Infrastrukturë e ka shqyrtuar në parim projektligjin dhe ka vlerësuar se i plotëson kushtet e parapara dhe i rekomandon Kuvendit ta votojë në parim.

Sipas saj Ministria e Infrastrukturës shumë shpejtë do ta sjellë në kuvend ligjin e ri për automjete dhe i ftoj të gjithë deputetët të kontribuojnë në të.

Deputeti Besian Mustafa nga LDK-ja ka thënë se e ka përkrahur iniciativën për plotësim ndryshimin e këtij ligji edhe në legjislaturën e kaluar. Dhe, do ra

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet të presin ministrinë dhe të bëjnë në tërësi plotësim ndryshimin e këtij ligji sepse kështu, sipas tij po mbetet i mangët.

Ndërkaq Besnik Tahiri nga AAK-ja e ka mbështetur duke shtuar se do të kontribuojnë që ligji të jetë sa më i favorshëm për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Hagë ka njoftuar se ka vdekur…