Voton kryetari i PDK-së: Shpresoj të fitojë demokracia

17 tetor 2021 | 10:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në shkollën “Hasan Prishtina”.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi.

Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

“Unë jam udhëheqës i opozitës, por sot këtu para së gjithash jam banor i Prishtinës dhe ky obligim qytetar dhe kjo botë bëhet si qytetar i Prishtinës që e dëshiron më të mirën e vendit të tij, duke shpresuar që qytetarët të shfrytëzojë të drejtën e tyre dhe të zgjedhin kandidatin që besojnë”.

“Këto zgjedhje janë për qytetarët para së gjithash dhe jo për politikanët, andaj shpresoj të jemi në një ditë të mirë ku demokracia të fitojë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë blerë vota…