Voton Talat Xhaferi: Dëshiroj që zgjedhjet të përfundojnë të qeta

21 prill 2019 | 15:04

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në fshatin Forinë me bashkëshorten e tij për zgjedhjet presidenciale në këtë shtet.

Pas votimit, ai u ka uruar fat të gjithë kandidatëve në garën për kreun e shtetit.

“Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend. Njëherit dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë siç filluan në mëngjes ashtu të përfundojnë deri në fund”, ka thënë Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka bërë…