Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
14 tetor 2022
| 11:51
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogaj për vrasjen Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj është shpallur të premten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.



