Vrasja e gruas në Pejë, Oamani: Femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet

16 prill 2024 | 11:03

Një grua ka mbetur e vrarë sot (e martë) nga bashkëshorti i saj në Pejë, rasti i dytë ky i vrasjes së grave brenda një jave. Për këtë, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ky është një fenomen i tmerrshëm që po plagos shoqërinë e shtetin.

Sipas “EO”, gjatë një ngjarje në kryeqytet, Osmani ka thënë se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

Më tutje, ajo ka bërë thirrje nga aktivistët, institucionet e sigurisë e drejtësisë, që të ndalet dhuna mbi baza gjinore.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb. Rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grashë për të humbur. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, lajmi për vrasjen e gruas në Pejë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës, derisa zëdhënësi Shkodran Nikçi ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka pranuar se…