Vrasja në QKUK, Haradinaj: Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

01 dhjetor 2022 | 12:56

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përsëri në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për bashkëpjesëmarrje në krim.

“Burimi i së keqes e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë! Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizërie, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vetëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur.

Burimi i së keqes e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!

Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizërie, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vetëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë.

Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur…