Vritet një person në Lipjan

14 korrik 2018 | 16:42

Një person i moshës 54-vjeçare është vrarë sot në fshatin Tërbovc të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për “Express” se sot rreth orës 13:00, policia është njoftuar për vrasjen e një personi në Lipjan.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar imformatën për një rast vrasje në fshatin Tërbovc te Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje , ku viktima: M.G. mashkull, 54 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes. Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 11-vjetorit të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të…