Vuçiq: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

07 mars 2021 | 12:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se pret që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në maj, për çka tha se Beogradi është i gatshëm.

Ai ka deklaruar se Serbia është në presion të madh, pasi Perëndimi po pritet që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug.

“Pres vazhdimin e dialogut në maj, do të jemi të gatshëm për atë dialog. Perëndimi pret nga Serbia që të jetë ajo që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i vetë procesit”.

Vuçiq theksoi se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

Mes tjerash ai ka theksuar se edhe pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para, dhe Marrëveshjen e Zbatimit nga 2015. Ne do të presim për këtë”.

“Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, përmes një postimi…