Vuçiqi i ankohet Lajçakut për gjendjen e serbëve në Kosovë

17 janar 2024 | 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Vuçiqi, është biseduar në lidhje me situatën në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se Lajçakun e ka njoftuar për “kërcënimet me të cilat popullata serbe në Kosovë po përballet çdo ditë, e të cilat përkeqësojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Në një postim në “Instagram”, Vuçiqi ka paralajmëruar emisarin e BE-së për “veprimet e Prishtinës” të cilat, sipas tij “vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur në dialog”.

“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se veprimet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzon Salihu nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…