Vuçiqi: Nuk mund të hyjmë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën

06 tetor 2021 | 15:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks. Pa zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Vuçiqi për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në Bërdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Burime të afërta me takimin Kurti-Vuçiq konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” mbajtjen e këtij takimi.

Ky takim është zhvilluar në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë me…