Vuçiqi: S’dua ta fyej ambasadorin Schieb, ai tha çfarë mendon Gjermania

09 prill 2021 | 16:50

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth deklaratave të ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për parandalimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Ai tha se deklaratat e njëjta për bombardimin i kanë të gjitha shtetet që morën pjesë në ndërhyrjen ushtarake në vitin 1999, shkruan Kosovo Online.

Vuçiq ka thënë se është i bindur që nuk ka pasur qëllime për gjenocid dhe se sipas tij askush ende s’ka arritur ta provojë që ka pasur përpjekje për gjenocid.

“Të gjitha 19 shtetet që morën pjesë në bombardime kanë të njëjtin shpjegim. Ambasadori Schieb s’ka thënë diçka ndryshe. Unë e njoh atë si njeri që ka sjellë investime këtu dhe që e do Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Schieb në ato momente është dashur të përgjigjej në vijë me politikën gjermane.

“Nuk më shkon mendja ta fyej personalisht, sepse ai nuk e meriton”, ka thënë Vuçiq.

“Është detyra jonë të përgjigjemi dhe të themi se nuk është e vërtetë, t’i shohim gjërat ndryshe. Ne duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë me Gjermaninë, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë. Nuk është vetëm çështja e parave, por edhe e ndryshimit në vend. Është detyra jonë të themi me çfarë pajtohemi dhe çfarë jo, ne mbrojmë me krenari pozicionin tonë, por gjithashtu të kërkojmë të ruajmë integritetin e atyre që janë miq, e jo të bëjmë armiq të atyre që janë miqtë tanë”, përfundoi Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Sri Lanka ka arrestuar mbretëreshën e bukurisë Caroline…