Vuçiqi takon homologun slloven, diskutojnë për Kosovën

28 janar 2019 | 13:19

Presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se me homologun e tij nga Sllovenia, Borut Pahor,  gjatë takimit në Beograd ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve  dhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiqi ka falënderuar Pahorin për mbështetjen e rrugës evropiane të Serbisë.

Ai ka thënë në këtë rrugë është thelbësore marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës.  Në këtë kontekst, ai ka thënë se me Pahorin kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje e cila do të garantonte siguri, të ardhme dhe paqe në mes  të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra Drenicës nesër (e martë) do të zhvilloj ndeshjen e…