Vuçiqi zgjedh Brnabiqin në krye të qeverisë së re

03 janar 2024 | 08:09

Presidenti i Serbisë ka emëruar kryeministren Ana Brnabiq për ta kryesuar kabinetin e ardhshëm të vendit.

Në një konferencë për shtyp në Beograd, Aleksandër Vuçiqi tha se vendimi ishte “i ndërlikuar”.

Ai shtoi se Brnabiq nuk do të shërbejë një mandat të plotë katërvjeçar, sepse do të ketë ndryshime të paspecifikuara në qeveri në vitin 2024.

Ana Brnabiq, e cila është nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS), është personi i parë nga radhët e LGBTI që mbante postin e kryeministrit kur Vuçiqi i dha asaj mandatin e parë në 2017.

Brnabiqi tanimë duhet të paraqesë emrat e kabinetit që do të miratohen në parlament. SNS dhe partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë, kanë shumicën në legjislaturë.

Vuçiqi zgjodhi gjithashtu kryetarin e bashkisë së Novi Sadit, Milos Vuçeviq, për zëvendëskryeministër. Ai tha se kreu i SNS Ivica Daçiq do të shërbejë zëvendëskryeministër dhe do t’i mbikëqyrë shërbimet e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ato kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme……