Vullnetarët e shoqatës “Malësia e Marecit” pastrojnë varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve në Marec (foto)

15 prill 2024 | 23:09

Në kuadër të aktiviteteve pranverore të vitit 2024, anëtarë të Shoqatës “Malësia e Marecit”, janë angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Ata kanë organizuar dhe zhvilluar me sukses një aktivitet të rëndësishëm për pastrimin e varrezave dhe lapidarëve të Dëshmorëve të Kombit në Marec.

Ky veprim i vlerësueshëm shërben si një akt respekti për të rënët si dhe përkushtimi për të ruajtur trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit tonë, duke u kujdesur për vendet e shenjta ku pushojnë Dëshmorët.

“Në emër të Shoqatës ‘Malësia e Marecit”, ne jemi krenar për kontributin dhe angazhimin vullnetarë të anëtarëve në këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin tonë dhe për historinë tonë të përbashkët. Aktiviteti unë për pastrimin dhe ruajtjen e varrezave dhe lapidarëve të dëshmorëve është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vlerave të përbashkëta dhe respektit për të kaluarën tonë të lavdishme. Aktivitetet tona në shërbim të komunitetit do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. Takohemi në aktivitetet e radhës të cilat do t’i kryejmë po me aq vullnet dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është duke marrë pjesë…