Vushtrri, fillojnë punimet në rrugën “Pestovë-Druar”

02 nëntor 2023 | 15:53

Komuna e Vushtrrisë ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Pestovë-Druar”, ndër më të frekuentuarat nga qytetarët, pasi i lidhë fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se gjendja e kësaj rruge nuk ka qenë aspak e mirë dhe qytetarët kanë pasur vështirësi në qarkullim.

“Por kjo tashme do të përfundojë, pasi që sot kanë filluar punimet për rregullimin e kësaj rruge tejet të rëndësishme për qytetarët”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot me…