WBA-ja shkarkon trajnerin Biliq

16 dhjetor 2020 | 14:31

West Bromwich Albion e ka shkarkuar trajnerin Sllaven Biliq, vetëm një ditë pas barazimit me Manchester Cityn në “Etihad”.

“West Bromwich Albion ka ndarë sot rrugët me trajnerin Sllaven Biliq. Asistentët Dean Raçunica dhe Danilo Buturoviq, si dhe trajneri Julian Dicks janë larguar po ashtu”, thuhet në njoftim të klubit.

Barazimi me Cityn erdhi pas disa rezultateve të dobëta. Klubi është i 19-i në tabelën e Premier Ligës me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të…