WBO urdhëron Joshua të duelojë ndaj boksierit të pamposhtur

26 maj 2021 | 13:50

WBO ka urdhëruar boksieri britanik Anthony Joshua të mbrojë titullin kampion bote të këtij Divizioni ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk (18 fitore, 0 humbje). Ky vendim erdhi pas anulimit të sfidës me Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Joshua, që mban edhe titujt e IBF e WBA-së, është në kërkim të një rivali dhe Usyk është kandidati kryesor për t’u përballur me të në ring këtë verë. WBO ka lënë afat deri më 31 maj që palët të bien dakord për të gjetur një marrëveshje.

Joshua ka edhe kandidatë të tjerë që presin të përfitojnë nga kjo mundësi, si Dillian Whyte e Andy Ruiz Jr, ndaj për britanikun s’ka për të qenë e lehtë të vendosë. Gjithsesi, Usyk duket favorit, në të kundërt Joshua rrezikon ta humbasë titullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfime nga i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës,…