Wengeri ka katër oferta

08 shkurt 2019 | 11:32

Trajneri francez Arsene Wenger i ka dhënë fund qëndrimit 22-vjeçar tek Arsenali në fund të sezonit të kaluar, ku është zëvendësuar nga Unay Emery.

Pas largimit nga Arsenali, trajneri francez ka pranuar disa oferta të klubeve të ndryshme të Evropës, duke u përmendur si kandidat potencial për ta marrë drejtimin e Bayern Munchenit, Barcelonës dhe Real Madridit.

“The Times” raporton se 67-vjeçari do t’i rikthehet futbollit, duke pranuar një nga katër ofertat e paraqitura në tavolinë. Besohet se një ofertë vjen nga PSG-ja për një rol drejtues në skuadër, një tjetër nga një ekip kombëtar dhe dy oferta të tjera nga dy skuadra të Evropës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktroja e famshme Salma Hayek nuk ka asnjë problem me…