Werneri e ka humbur vendin te Chelsea, ja ku mund të transferohet në janar

15 shtator 13:24

Bayern Munchen është gati të huazojë në janar sulmuesin gjerman Timo Werner. Sipas mediave angleze, klubi “bavarez” ndryshe nga Chelsea, do t’i bënte vend bomberit gjerman.

Transferimi i Romelu Lukakut te “Blutë” e Londrës ka lënë totalisht në hije Wernerin, i cili jo vetëm që nuk shihet titullar, por edhe minuta vështirë të marrë. Te Bayerni mund të mos ishte titullar i përhershëm, por me siguri do të luante më shumë.

Werneri do të rigjente edhe trajnerin Nagelsmann, me të cilin ngritën Leipzig në majat e futbollit gjerman. Tashmë pritet vetëm hapja e merkatos së dimrit dhe Werner do të kalojë në Bayern.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që fushatën…